Ditën e djeshme është bërë një operacion nga Policia e Kosovës në pjesën Veriore, ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.
Ky aksion tërhoqi vërejtje të ashpra nga shtetet aleate në Kosovë kundrejt Qeverisë Kurti, të cilët e quajtën operacion të pakoordinuar me ta dhe Bashkësinë Kombëtare, raporton TV Arbëria.
Fidan Ukaj, analist politik, për TV Arbëria ka folur rreth këtij operacioni në pjesën Veriore, i cili thekson se ka pasur disa vizita në rajon ku ishte Zëvendësshefi i operacioneve të NATO-s në Kosovë e po ashtu edhe shefi i CIA-s William Burns. Ndërkaq, për Kryeministrin Kurti, Ukaj kujton se ai deklaroi që veprimet e mëtutjeshme do të jenë të koordinuara me aleatët ndërkombëtarë dhe sipas analistit pas kësaj deklarate është krijuar një bindje se veprimet e ardhshme mund të jenë të koordinuara.
“Ne i patëm disa vizita në rajon, e patëm edhe Zëvendësshefin e operacioneve të NATO-s në Kosovë, edhe shefin e CIA-s zotin Burns edhe akterë të tjerë dhe po ashtu patëm edhe deklarata të Kryeministrit se veprimet e mëtutjeshme do të jenë të koordinuara me aleatët ndërkombëtarë që u krijua një bindje se veprimet e ardhshme të Kryeministrit mund të jenë të koordinuara”, është shprehur Ukaj.
Duke iu referuar deklaratave të aleatëve, Ukaj potencon se ky aksion në Veri edhe pse legalë dhe legjitim për mbylljen e këtyre strukturave paralele objekteve, të cilat veprojnë nën ombrellën e Serbisë e që kemi akordime ndërkombëtare për mbylljen e tyre.
“Megjithatë e patëm një aksion në Veri të vendit edhe pse legalë dhe legjitim për mbylljen e këtyre strukturave paralele objekteve, të cilat veprojnë nën ombrellën e Serbisë e që kemi akordime ndërkombëtare për mbylljen e tyre, megjithatë ky moskoordinimi i veprimeve me aleatët ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngjalli reagime, e që ishin mendoj reagime goxha të ashpra, po ashtu edhe me veprime në teren sot kemi një prezencë të pasuesve ndërkombëtarë mbi Urën e Ibrit e që po ndëgjojmë edhe reagime të tjera, të cilat do të vijnë edhe reagime tjera të ashpra, ku ambasadori Hovenier ishte shumë i qartë në reagimin e tij duke thënë se ky aksion i njëanshëm mund të prodhojë raporte jo të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundoi Ukaj për TV Arbëria.