Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasadorit francez pas aksionit në veri: Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme!

Ambasadorit francez pas aksionit në veri: Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme!

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas aksionit të djeshëm në veri, duke thënë se veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme.

Ai këtë reagim e bëri në platformën “X”, duke shpërndarë kështu deklaratën e ambasadës së ShBA-së, në lidhje me këtë aksion.

“Veprimet që kanë ndikim të dëmshëm dhe pa dallim te pjesëtarët e një komuniteti, në këtë rast pjesëtarët e komunitetit serb, nuk janë të mirëseardhura. Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Guerot.