Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shpenzimet e Qeverisë Kurti, eksperti i ekonomisë: Lirisht mund të konsiderohet si qeveri e ‘qejfit dhe piknikut’

Shpenzimet e Qeverisë Kurti, eksperti i ekonomisë: Lirisht mund të konsiderohet si qeveri e ‘qejfit dhe piknikut’

Edhe pse kishte premtuar një Qeveri anti-luks, Albin Kurti si duket po bën të kundërtën.

Nga pasqyrat e publikuara nga vetë Qeveria nuk tregojnë se Kryeministri po kujdeset për uljen e shpenzimeve.

Kështu tha për “Gazeta Blic” eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxheri.

“Kurti, para se të vinte në pushtet, kishte premtuar zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare. Megjithatë, pasqyrat e publikuara nga vetë Qeveria nuk tregojnë se Kurti po kujdeset për uljen e shpenzimeve, përkundrazi, ato janë rritur. Vetëm gjatë mandatit të tij, kemi mbi 30 milionë euro shpenzime për udhëtime, ndërsa rezultatet në terren janë zero. Pra, nuk kemi kundërvlerë në raport me shpenzimet e kësaj qeverie”, deklaroi ai.