Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Rrezik përshkallëzim të mëtejshëm”- Stano reagon për aksionin e Policisë në Veri

“Rrezik përshkallëzim të mëtejshëm”- Stano reagon për aksionin e Policisë në Veri

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

Stano, duke shpërndarë reagimin e djeshëm të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se hapat e fundit nga Kosova rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm.

“Deklarata për hapat e fundit të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri nga autoritetet e Prishtinës, duke rrezikuar përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Stano në X krahas deklaratës.