Blog Post

Arbëria TV > Sport > KUSH ËSHTË SPORTISTI MË I GJATË NË BOTË

KUSH ËSHTË SPORTISTI MË I GJATË NË BOTË

Iraniani Morteza Mehrzadselakjan, me gjatësi 2.46 m është lojtari më i gjatë që po merrë pjesë në lojrat paralimpike në Paris, ai dëshiron të fitoj medaljen e tretë të artë pas atyre në Rio dhe Tokio, ku ishte shpallur sportisti më i mirë!

Morteza kishte filluar të luaj Volejboll vetëm 6 muaj para olimpiades së Rio më 2016. Ai vuan nga sindoromi i akromegalit, që shkakton anomali të rritjes hormonale, që si pasojë ka rritjen e çrregullt të pjesëve trupore. Morteza luan volejbollin paralimpik (ulur) pasi këmba e tij e djathët është shumë më e shkurtër se e majta, por kjo nuk e pengon që ai të merr pjesë në lojrat paralimpike. Dhe të luftoj për medalje. /TVArbëria/