Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksioni i policisë në veri, ministri Krasniqi jep detaje për pesë komunat paralele që sot u mbyllën me dry

Aksioni i policisë në veri, ministri Krasniqi jep detaje për pesë komunat paralele që sot u mbyllën me dry

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ndarë detaje mbi aksionin e sotëm të Policisë në veri të vendit, me ç’rast bëri të ditur se u mbyllën komunat paralele në katër komunat veriore.

Sipas Krasniqit, këto institucione paralele ilegale funksionin nën direktivat e Serbisë, duke cenuar kushtetueshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

“Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë:

1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës

2. Komuna paralele e Mitrovicës