Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes ish-shefi i Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës

Vdes ish-shefi i Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës

 

Spitali i Pejës ka njoftuar për vdekjen e ortopedit Skënder Boshtraj.

Në një kohë ai kishte qenë edhe shef i Repartit të Ortopedisë në këtë spital.

Njoftimi i plotë:

Me shumë pikëllim morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të doktor tonë Skënder Boshtraj, Mjek Specialist Ortoped dhe një njeri i jashtëzakonshëm.

Një jetë e tërë dedikimi dhe përkushtimi në shërbim të shëndetit të pacientëve, do të ishte përshkrimi për juve doktor Skënder që ishe dhe do mbetesh shembull i sakrificës për të ndihmuar të tjerët.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, gjithë personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Dr.Skenderin.

Koontributi i tij i madh si Ortoped dhe një kohë edhe si Shef i Repartit të Ortodoksisë do të mbetet gjithmonë i paharruar!”.

Do të kujtojmë përherë Dr.Skender!