Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani për të pagjeturit: Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm

Osmani për të pagjeturit: Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar të zhdukurit e luftës së fundit të Kosovës, në ditën e tyre.

E para e vendit, përmes një postimi në Facebook, thotë se Serbia po mohon të vërteten e të zhdukurve të Kosovës, e ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm, përcjell Klankosova.tv.

“Mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës”, shkroi Osmani.

“Synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë, i të ardhmes sonë. Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm”.