Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë sot në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë sot në Kosovë

Ministrin e ri i Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Pirro Vengu, sot do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai vizitën e ka nisur në Qeverinë e Kosovës, ku është parë duke hyrë në objekt në mëngjes.

Ai do të pritet në Ministri të Mbrojtjes me ceremoni ushtarake, ndërsa pas takimit të dy ministrat do të japin deklarata për media.

Agjenda:

08:30-09:30 Takim i Minstrit Vengu me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti

09:30-10:00 Lëvizja për tek Ministria e Mbrojtjes

10:00-10:05 Pritja e Ministrit Vengu me Ceremoni Ushtarake

10:05-10:10 Foto e përbashkët (ministrat)

10:15-10:30 Takim tete a tete (ministrat)

10:30-11:15 Takim Bilateral (dy delegacionet) –shkëmbim dhurate pas takimit( salla 013)

11:15-11:30 Deklarate për media