Raportimet rreth aksidenteve rrugore në Kosovë tashmë janë bërë të përditshme.
Dita ditës po raportohet për raste të aksidenteve me fatalitet, shkruan TV Arbëria.
Për këtë çështje TV Arbëria ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ku kanë dërguar disa të dhëna edhe nga viti i kaluar.
Sipas të dhënave të dërguara nga Policia e Kosovës gjatë muajit korrik të ketij viti( 2024), kanë ndodhur gjithsej 2 mijë e 444 aksidente, ndërsa po në këtë muaj të vitit 2023 kanë ndodhur 2625 aksidente. Nëse i krahasojmë këto dy shifra shohim kemi 181 aksidente më pak këtë vit se vitin e kaluar.
Të dhënat e aksidenteteve me fatalitet tragojnë se gjatë vitti 2023 kanë vdekur 18 persona ndërsa këtë vit kemi 11 aksidente me fatalitet, pra 7 më pak.
Të dhënat nga Policia e Kosovës:
Lidhur me këto aksidente për TV Arbëria ka folur eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.
Ahmeti thotë se duhe të merren parasysh disa aspekte rreth aksidenteve rrugore, njëra ndër to rritja e patrullimeve.
“Për të përmirësuar sigurinë rrugore në Kosovë, duhet të merren parasysh disa aspekte kyçe:
1. *Rritja e Patrullimeve*: Një prani më e madhe e policisë në rrugë, veçanërisht në zonat e njohura për shkelje të rregullave të trafikut, mund të veprojë si një faktor pengues për shkelësit.
2. *Edukim dhe Ndërgjegjësim Publik*: Fushatat edukative për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rrezikun e shkeljeve të rregullave të trafikut dhe rëndësinë e respektimit të ligjeve rrugore.
3. *Teknologji dhe Monitorim*: Përdorimi i kamerave dhe teknologjisë për të monitoruar shpejtësinë, kalimet e semaforëve të kuq, dhe shkeljet e tjera mund të ndihmojë në identifikimin e shkelësve dhe forcimin e zbatimit të ligjit.
4. *Forcimi i Ligjeve dhe Sanksioneve*: Sigurimi që ligjet janë të forta dhe sanksionet janë të mjaftueshme për të vepruar si një pengesë efektive për shkeljet.
5. *Analiza dhe Përmirësimi i Infrastrukturës*: Identifikimi dhe përmirësimi i vendndodhjeve të rrezikshme në rrugë, siç janë kryqëzimet e paqarta apo zonat me pamje të kufizuar, mund të ndihmojë në uljen e aksidenteve”, ka potencuar eksperti I komunikacionit.
Eksperti tutje ka potencuar se nëse numri I aksidenteve vazhdon të jetë i lartë duhet të ndërmirren masa shtesë për sigurinë rrugore.
“Sa i përket pyetjes nëse Policia e Kosovës po bën mjaftueshëm, kjo varet nga perceptimi i publikut dhe analizat e statistikave të aksidenteve rrugore. Nëse numri i aksidenteve dhe shkeljeve të trafikut vazhdon të jetë i lartë, mund të sugjerohet që ka nevojë për përmirësime në zbatimin e ligjit dhe ndërmarrjen e masave shtesë për rritjen e sigurisë rrugore. Policia mund të jetë duke bërë punë të mirë, por gjithmonë ka vend për përmirësim, veçanërisht në zonat me numër të lartë të aksidenteve apo shkeljeve”, ka thënë Bekim Ahmeti.
Gjithashtu gjatë këtij viti sipas Policisë së Kosovës, janë shqiptuar mbi 69 mijë gjoba në trafik. /TV Arbëria