Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kremlini i përgjigjet Zelenskyt për planin e paqes: Lufta do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve tona

Kremlini i përgjigjet Zelenskyt për planin e paqes: Lufta do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve tona

Kremlini iu përgjigj sot deklaratave të Volodymyr Zelensky për “planin e paqes” që ai synon t’i paraqesë Joe Biden Dmitri Peskov theksoi se Rusia nuk heziton dhe normalisht do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e saj.

“Nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla nga përfaqësues të regjimit të Kievit, ne e dimë thelbin e këtij regjimi, ne vazhdojmë operacionin ushtarak special dhe do t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona,” tha Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratën e Zelensky.

Ndërkohë sot do të mbahet një takim i Këshillit NATO-Ukrainë, me kërkesë të Kievit, pas sulmeve masive ruse, në qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, do t’i informojë aleatët mbi situatën në fushën e betejës, tha një zëdhënës i NATO-s.

Mbrojtja ajrore, për të cilën Ukraina ka shumë nevojë, do të jetë një nga temat e këtij takimi, sipas burimeve diplomatike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar ndihmë nga forcat ajrore të fqinjëve të tij europianë për të shkatërruar valët e raketave dhe dronëve rusë që goditën masivisht vendin e tij në fillim të kësaj jave.

Powered by WordPress