Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli flet për lëvizjet e mundshme të VV-së, thotë se kjo parti nuk mund të dëmtohet aq shumë pasi sipas tij është “pronë” ekskluzive e Albin Kurtit

Kasolli flet për lëvizjet e mundshme të VV-së, thotë se kjo parti nuk mund të dëmtohet aq shumë pasi sipas tij është “pronë” ekskluzive e Albin Kurtit

Kohëve të fundit në skenën politike në vend po flitet për disa dalje nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, madje po raportohet se nga disa deputet të kësaj partie po formohet një parti e re, shkruan TV Arbëria.

Pas këtij lajmi njëri nga deputetët e përfolur për dalje nga LVV-ja, Eman Rrahmani në një pronocim për TV Arbëria e kishte mohur një lajm të tillë, duke thënë se kurdo që ka ndonjë ndryshim në këtë aspekt so të deklarohet ai vet publikisht.

Për të njëjtën temë për TV Arbëria analisti politk, Afrim Kasolli ka potencuar se këto lëvizje politike nuk mund të kenë ndonjë ndikim të madh tek elektorati, kjo sepse sipas analistit, kjo parti dallon nga të tjerat, pasi siç e quan Kasolli është “pronë” ekskluzive e Albin Kurtit.

“Çdo lëvizje politike ne Lëvizjen Vetëvendosje pa dyshim se mund te këtë ndonjë efekt margjinal në trupin e saj elektoral. Por jo aq sa mund te shpresojnë oponentët politikë të kësaj partie. Sepse Lëvizja Vetëvendosje si formacion politik dallon nga partitë e tjera, ngase ajo është “pronë” ekskluzive e Albin Kurtit. Anëtarësia e saj është e lidhur drejtpërdrejtë me liderin. Dhe mekanizmat ndërmjetësues në mes të bazës dhe hierarkisë së partisë janë pa ndonjë peshë specifike reale”, ka potencuar Kasolli.

Tutje thotë se LVV-ja do të dëmtohet vetëm atëherë kur do të shuhet autoriteti politik i Albin Kurtit.

“Prandaj, kjo parti do të dëmtohet elektoralisht vetëm atëherë kur do të gërryhet autoriteti politik i Albin Kurtit para opinionit publik dhe jo nga ndonjë skizmë eventuale nga kushdo që do të iniciohet. Por po ashtu, në momentin që konsumohet pesha politike Albin Kurtit, atë nuk do të mund ta zëvendësojë asnjë autoritet tjetër brenda partisë dhe ky formacion do të futet në procesin e dekompozimit politik”, ka thënë Kasolli për TV Arbëria.

Powered by WordPress