Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zjarr raportohet në një depo të naftës në Rostov të Rusisë pas një shpërthimi

Zjarr raportohet në një depo të naftës në Rostov të Rusisë pas një shpërthimi

Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri në rajonin Rostov të Rusisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, raportuan të mërkurën kanalet ruse në Telegram.

Depoja ndodhet në afërsi të fshatit Molodezhny në qarkun e Kamenskit, sipas tyre.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para se depoja të përfshihej nga zjarri. Guvernatori rajonal, Vasily Golubev, tha në Telegram se katër dronë u rrëzuan në Rostov, por ai nuk përmendi ndonjë zjarr.

Kanali Baza në Telegram, i cili është i afërt me inteligjencën ruse, tha se copëzat e dy dronëve të rrëzuar e shkaktuan një zjarr në tri cisterna për ruajtjen e naftës në qarkun Kamenski.

Në rajonin Voronezh, guvernatori Aleksandr Gusev, raportoi për një zjarr në afërsi të “objekteve shpërthyese”, me gjasë afër një depoje municioni.

Si pasojë, banorët e dy vendbanimeve u evakuuan./REL

Powered by WordPress