Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Krisje mes çiftit? Postimi i Ghetto Geasy ngrit dyshime

Krisje mes çiftit? Postimi i Ghetto Geasy ngrit dyshime

A kemi një krisje në martesën e Ghetto Geasy dhe Marina Vjollcës? Deri më tani asgjë nuk është pohuar nga goja e çiftit, por disa lëvizje të vogla kanë ngritur dyshimet se mes tyre jo gjithçka është duke shkuar vaj.

Një story e bërë së fundmi nga reperi ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve dhe të mediave rozë. Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.

“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë ” mbahu” . Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: ” Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë.

Kaq ka mjaftuar dhe “iu futëm me kokë” rrjeteve sociale si të Ghettos, po ashtu dhe Marinës. Ajo që vumë re është se këtë periudhë asnjë foto çift nuk është postuar nga të dy, madje edhe “ like” e “komentet” mungojnë.

Epo, të gjithë e dini çdo të thotë kjo në botën e rrjeteve sociale që jemi duke jetuar!

Ndërkohë, Marina këtë kohë është parë më së shumti nën shoqërinë e motrës së saj, Luana Vjollcës, e cila theksojmë se i ka dhënë fund marrëdhënies shumë vjeçare me Krenar Çoçaj.

Powered by WordPress