Prishtinë/Washington (SHBA), 26 gusht 2024
Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj së bashku me ekipin e tij po zhvillon një vizitë zyrtare në Washington D.C. Kjo vizitë përfshin takime në Departamentin e Shtetit- Byronë ndërkombëtare të Narkotikëve dhe zbatimit të ligjit, Zyrën Qendrore të Programit të Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP) dhe selinë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).
I shoqëruar nga Atasheu i DOJ- ICITAP, Kimberly Riffe dhe stafi i ICITAP-it në Kosovë, dhe një kolonel nga hetimet e brendshme të Policisë së Kosovës, delegacioni u takua me zyrtarë kryesorë duke përfshirë Drejtorin e INL, Zyrtarin e Deskut të Kosovës dhe Zyrtarin e Programit INL. Delegacioni i Kosovës u prit ngrohtësisht në stafin e Shtabit Qendror të ICITAP-it dhe në stafin e Operacioneve Ndërkombëtare dhe Punëve të Brendshme të FBI-së.
Gjatë këtyre takimeve, Kryeshefi Hodaj i informoi zyrtarët amerikanë për të arriturat dhe sfidat e vazhdueshme të IPK-së, ndërsa shprehu mirënjohje për Ambasadën dhe shërbimet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bashkëpunimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme në avancimin e zbatimit të ligjit në Kosovë. Udhëheqësit e Qeverisë Amerikane pranuan partneritetin e fortë dhe premtuan mbështetje të vazhdueshme, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Kjo vizitë, e mbështetur nga Misioni ICITAP i Ambasadës Amerikane në Kosovë, i paraprin pjesëmarrjes së delegacionit në konferencën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NIAIA), e planifikuar të mbahet në Uashington, D.C. 25 deri 29 gusht. Delegacioni gjithashtu vizitoi Ambasadën e Kosovës në Washington, ku u prit nga diplomatët e ambasadës dhe atasheu policor.
Press Release
The Chief Executive Officer of the Police Inspectorate of Kosovo (PIK), Kushtrim Hodaj, along with his team, are conducting an official visit to Washington, D.C. This visit included meetings at the State Department’s Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL), Justice Department’s International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP) Headquarters, and the Federal Bureau of Investigation (FBI) Headquarters.
Accompanied by DOJ-ICITAP Attaché Kimberly Riffe and ICITAP Kosovo staff, and a Colonel from the Kosovo Police Internal Investigations, the delegation met with key officials including the Director of INL; Kosovo Desk Officer; and INL Program Officer. The Kosovo delegation was warmly received at ICITAP Headquarters staff and the FBI’s International Operations and Internal Affairs staff.
During these meetings, Chief Hodaj updated U.S. officials on PIK’s achievements and ongoing challenges, while expressing gratitude for the United States Embassy’s and services with exceptional cooperation and support in enhancing law enforcement in Kosovo. The US government leaders acknowledged the strong partnership and pledged continued support, underscoring the importance of bolstering regional and international cooperation to combat organized crime and corruption.
This visit, supported by the ICITAP Mission of the American Embassy in Kosovo, precedes the delegation’s participation in the National Internal Affairs Investigators Association (NIAIA) annual conference, scheduled to take place in Washington, D.C., August 25-29.
The delegation also visited the Embassy of Kosovo in Washington, where they were welcomed by embassy diplomats and the police attaché.
Me respekt;
Divizioni për bashkëpunim dhe informim
Inspektorati Policor i Kosovës


