Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abazi: Kurti e ka izoluar Kosovën në arenën ndërkombëtare

Abazi: Kurti e ka izoluar Kosovën në arenën ndërkombëtare

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti për prishje të raporteve me bashkësinë ndërkombëtare. Sipas tij, Kurti me veprimet e tij e ka bërë Kosovën njollë të zezë në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për RTV21 deputeti Abazi tha se vizita e shefit të CIA-s e dëshmon se SHBA-të janë të shqetësuara me veprimet e njëanshme të Qeverisë.

‘’Kurti është njeriu më konfliktuoz i mundshëm, qoftë për politikën e brendshme qoftë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ka sjellur Kosovën në pikën e një përplasje jashtëzakonisht të dëmshme faktorin ndërkombëtar. Ka sjellur Kosovë që të jetë në mënynë e problematikave. Jam i habitur. Vazhdoj të jem i befasuar me nivelin minor të Albin Kurtit i cili mendon që me deklarata për populizëm mund të fshihet mbrapa izolimit që i ka bërë Kosovës dhe vetës. Unë mendoj se i bënë nderë Kurti vendit që së paku të mos të tentojë të manipulojë në këto çështje me qytetarët sepse vërtetë është e dhibshme. Marrëdhënia strategjike me SHBA-të, me botën demokratike nuk është lojë fjalësh, por janë zotime dhe sjellje të një burrështetasi”, tha ai.