Në La liga, Real Madridi i musketërve nuk ndezet, por ekipa e dytë në kyze me Brahim dhe Endrik tregon se është aty për sa kohë trajneri ju jep mundësinë, me dy gola spektakolar Brahim dhe i posaardhuri Endrik e kompletojne, supergolin e Valverdes për rezultatin 3-0. Barcelona në anën tjetër fiton por nuk bind, ndërkaq Atletiko fiton ne habitatin e vet.
Arsenali vazhdon të ndjek Man Cityn në luftën për tu rikthyer te kampioni pas më shumë se dy dekadave. Man UTD nuk funksionon, nderkaq Liverpool fiton, por nuk tregon nivelin e duhur.
Në itali Kampioni aktual Inter kthehet te fitorja dhe në pozita udhëhëqse, ndërkaq Milan humb në Parma, duket se Fonseca ku do që shkon e përcjellë njëfarë lloj letargjia te ekipet dhe si pasoj nuk fiton asnjëherë
Në Gjermani i ashtuquajturi Neverloosen (Leverkusen) nuk humbet kurrë edhe këtë vit fiton në minutat shtesë, kurse Bayern tregon njëfarë fryme tjetër për dallim kur udhëhiqej nga Tuchel, fiton me rikthim ne Ëolfsburg 2-3.
Në Francë PSG pa Mbappe vazhdon serinë e fioreve bindëse, kurse Marseille i de Zerbit ndalet me barazim.
Bazuar në javet e para mund të konkludojmë se duhen edhe disa ndeshje, për të parë një ndarje më të qartë të ekipeve, secila drejt objektivat e veta. /TV Arbëria