Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tanja Fajon në Tiranë: I trembemi faktit se Shengeni po mbyllet për shkak të kërcënimeve që kemi në rajon

Tanja Fajon në Tiranë: I trembemi faktit se Shengeni po mbyllet për shkak të kërcënimeve që kemi në rajon

Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë nga konferenca e ambasadorëve në Tiranë shfaqi shqetësimin se Schengen mund të mbyllet. Sipas Fajon kjo mund të ndodhë për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon.

“Një prej ngjarjeve që ka shënjuar karrierën time politike dhe të rajonit është ajo që bëmë për qytetarët tanë. Udhëtimi pa viza. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot sepse i trembemi faktit që Shengeni po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që ne kemi në rajon”, tha Fajon.

Kujtojmë se Tanja Fajon ishte raporterja e posaçme e Parlamentit Europian për çështjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një forcë shtytëse për Shqipërinë, në lëvizjen pa viza në Zonën Shengen, gjë e cila u realizua në 5 Dhjetor 2010. Këtë deklaratë për mbylljen Shengen ajo e bën 14 vite më pas.

Powered by WordPress