Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse as puthja e Kuranit nga Putini dhe as djegia e tij nga ushtarët izrealitë s’e ofron rrugën e duhur drejt paqes?

Pse as puthja e Kuranit nga Putini dhe as djegia e tij nga ushtarët izrealitë s’e ofron rrugën e duhur drejt paqes?

Shkruan: Afrim Kasolli

Sa më shumë që po thellohen dhe ashpërsohen konfliktet identitare aq më shumë po provokohen edhe shpërdorohen sentimentet fetare. Akte të tilla e instrumentalizojnë dhe shpërdorojnë religjionin për nevoja politike. E tëra kjo, mbase sic thotë analisti i njohur amerikanë Fareed Zakaria, gjithnjë e më shumë motivet kulturore po bëhen forca mobilizuese në politikë.

Psikoanaslisti i njohur, Erich Fromm, në librin e tij të njohur “Të kesh apo të jesh” pohon se religjioni rrjedh nga frika dhe nevoja njerëzorë për paqe dhe dashuri. Mirëpo, ku ai politizohet shndërrohet në ideologji që e afirmon frikën dhe urrejtjen.

Shembull tipik i këtij manipulimi mund të merret puthja cinike që para pak dite presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri Kuranit, librit të shenjtë të besimtarëve islamë në prani të liderëve të Çeçenisë. Videoja u bë virale në rrjetet sociale. Kishte nga ata që këtë gjest e quajtën si veprim të duhur nga lideri rus, kurse të tjerë e kritikuan duke marrë parasysh sjelljet e tij në Ukrainë.

Mediumi TV Arbëria e quajti si “Puthja vrasëse e Kuranit nga Putini në luftë kundër Ukrainës dhe Perëndimit”. Me këtë akt lideri rus mëton t’i realizojë dy objektiva themelore. E para t’i tjetërsojë edhe më shumë raportet e botës arabe me Perëndimin dhe atë kryesisht SHBA-të. Dhe e dyta t’i josh edhe më shumë luftëtarët çeçenë në kundër Ukrainës, sidomos pas poshtërimit që ka përjetuar kohën e fundit, pas inkursionit që ushtria e Ukrainës ka ndërmarr brenda territorit rus.

Kjo ishte vizita e parë e tij në Çeçeni, pas 13 viteve. Drejtuesi i këtij rajoni, Ramzan Kadryrov një piun i liderit rus që e shtyp popullin e tij për të kënaqur apetitet e sundimtarit, e informoi atë se deri më tani Çeçenia i ka ofruar ushtrisë ruse 45 mijë luftëtarë.

Ndërkohe, nëse për asgjë tjetër, se sa është e sinqertë ishte kjo puthje dinake e Kuranit, e dëshmojnë tregimet e gazetares së vrarë nga shërbimi sekret rus, Anna Politkovskaya, mbi shndërrimin Groznit, kryeqytetit të këtij vendi, në një varrezë masive, me qëllim shtypjen e aspiratave për pavarësi.

Por paralelisht me këtë shfaqje në një zonë tjetër të luftës, medium Al Jazera, ka siguruar një video, se si ushtarët izraelitë gjatë operacioneve në rripin e Gazës shihen duke e djegur Kuranin në një xhami të shkatërruar nga bombardimet. Ky akt po ashtu ka shkaktuar një reagim global. Si tillë ai konsiderohet si ofendim për besimtarët e këtij komuniteti. Këshilli Arabo-Amerikan i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden, që ta dënojë këtë veprim dhe ta ndalojë furnizimin me armë për Qeverinë e Izraelit të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu. Djegia e Kuranit është dënuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Akte të tilla e bëjnë edhe më të pamundurën paqen ndërmjet Izraelit dhe atë jo vetëm me palestinezët, por në përgjithësi me botën arabe, e cila është jetike në këtë kohë. Afrim ky që kishte filluar me akordet e Abrahamit në kohën e ish-presidentit Trump, si pjesë e planeve për të kufizuar ambiciet hegjomonike malinje të Iranit në rajon.

Pra qoftë puthja së Kuranit nga Putini ashtu edhe djegia e tij nga ushtarët izraelite vetëm në shërbim të paqes nuk mund te jenë. /TV Arbëria

Powered by WordPress