Para disa ditësh kancelari gjermani, Olaf Scholz ishte në një vizitë në Beograd lidhur me projektin Jadar, ku sipas tij, ky projekt parasheh krijimin e një miniere litiumi në pjesën perëndimore të Serbisë. Scholz dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq, kanë theksuar se kanë theksuar se gjatë mihjes së këtij minerali të rëndësishëm, do të respektohem standardet më të larta për ambientin.
Përgjatë Samitit për Lëndët e Para të Qëndrueshme në Beograd, blloku evropian dhe Serbia kanë nënshrkuar memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike, raporton TV Arbëria.
Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria, ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe atë të presidentit frances Emmanuel Macron e cila do të jetë më 29 gusht të këtij viti e quan sfidë të re për Kosovën.
“Vizitat e fundit të liderëve kryesorë evropianë në Serbi, si ajo e Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe pritja e afërt e Presidentit francez Emmanuel Macron më 29 gusht, paraqesin një sfidë të re për Kosovën.”
Berisha konstaton se derisa dihet roli i dy shteteteve dhe përkushtimi i tyre ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij ky përkushtim mund të përceptohet si një pengesë më shumë, se një mundësi.
“Këto vizita janë më shumë se thjesht mirësjellje diplomatike, kur dihet roli dhe përkushtimi i Gjermanisë dhe Francës ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbështetjes së tyre për Planin Franko-Gjerman. Ky përkushtim mund të perceptohet si një pengesë më shumë, se një mundësi”, është shprehur ai.
“Që nga fillimi i procesit të dialogut në Bruksel, Kosova ka pranuar të hyjë në një seri negociatash të vështira me Serbinë.”
Më tej, sipas vlerësimit të Berishës vizitat e liderëve evropianë në Beograd, presioni i vendosur mbi Serbinë për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme është i pa mjaftueshëm, derisa shton se vizitat e tyre mund të interpretohen nga Serbia si një formë mbështetjeje për pozicionet e saj të pandryshueshme ndaj Kosovës.
“Megjithë këto vizita liderëve evropianë në Beograd, presioni i vendosur mbi Serbinë për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme është i pa mjaftueshëm. Për më tepër, vizitat e tyre mund të interpretohen nga Serbia si një formë legjitimiteti dhe mbështetjeje për pozicionet e saj të pandryshueshme ndaj Kosovës”, theksoi ai.
Berisha potencon se probem tjetër qëndron në përmbajtjen e Planit Franko-Gjerman, i cili ka marrë mbështetje pikërisht të këtyre dy shteteve lidere në BE, duke thënë se ai përmban elemente që bien ndesh me parimet e sovranitetit.
“Një tjetër problem qëndron në përmbajtjen e Planit Franko-Gjerman, i cili ka marrë mbështetje pikërisht të këtyre dy shteteve lidere në BE.
Ai përmban elemente që bien ndesh me parimet e sovranitetit dhe unitetit territorial e politik të Kosovës.”
Sa i përket vizitave të Scholz dhe Macron në Serbi, Berisha deklaron se nuk janë thjesht akte të politikës së jashtme, por reflektojnë një dinamikë komplekse të interesave evropiane përmes “softy” diplomacisë që mund të rrezikojnë pozicionin e saj në procesin e dialogut.
“Për Kosovën, vizitat e Scholz dhe Macron në Serbi nuk janë thjesht akte të politikës së jashtme, por reflektojnë një dinamikë komplekse të interesave evropiane përmes “softy” diplomacisë që mund të rrezikojnë pozicionin e saj në procesin e dialogut”, është shprehur ai.
Ndër tjera, Berisha thekson se nëse Gjermania dhe Franca synojnë të ruajnë kredibilitetin e tyre si ndërmjetës të paanshëm dhe mbështetës të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, atëherë duhet të sigurohen që të dyja palët të trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Nëse Gjermania dhe Franca synojnë të ruajnë kredibilitetin e tyre si ndërmjetës të paanshëm dhe mbështetës të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, atëherë duhet të sigurohen që të dyja palët të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që çdo marrëveshje të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, theksoi Berisha për TV Arbëria.
Sipas tij, Kosova duhet të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike, duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar se nuk do e mbështesin hegjemoninë serbe në rajon.
“Prandaj, Kosova duhet të intensifikojë angazhimet e saj diplomatike, duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar se nuk do e mbështesin hegjemoninë serbe në rajon, dhe që marrëveshjet e ardhshme të mos cenojnë parimet themelore të shtetësisë së saj”, tha ai.
Berisha konstaton se në një kohë kur vizitat diplomatike mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimet politike, Kosova duhet të sigurohet se zëri i saj dëgjohet qartë.
“Në një kohë kur vizitat diplomatike mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimet politike, Kosova duhet të sigurohet se zëri i saj dëgjohet qartë dhe se interesat e saj kombëtare mbrohen me vendosmëri”, përfundoi Berisha për TV Arbëria.