Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sot dëshmon Skender Zhitia në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot dëshmon Skender Zhitia në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Të hënën po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Hagës. Sot do të dëgjohet dëshmia e Skender Zhitisë, dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Zhitia ka qenë pjesëtar i Zonës Operative të Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa aktualisht punon në Institutin e Historisë. Zhitia ka shkruar një libër për zonën e Llapit.

Prokurorja e ZPS-së, Gaia Pergolo, ka deklaruar se roli i tij fillestar ishte t’i mobilizonte civilët gjatë luftës.

Prokurorja tha se ai ka qenë komandant i njësisë “Kështjella 33” nga tetori i 98-s.

Rrustem Mustafa, komandant i UÇK-së në Zonën e Llapit, kishte dëshmuar para gjykatës vitin e kaluar dhe ishte pyetur për librin e Zhitisë.

Zhitia është dëshmitari i 80-të në rastin më të madh të Speciales.