Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Super agjenda e javës kulturore në Kosovë

Super agjenda e javës kulturore në Kosovë

Si çdo të hëne, edhe sot Podkasti Suzanne po ju sjell listen javore me festivale inovative, ekspozita kolektive, koncerte inspiruese, bizhuteri autentike dhe nja tre mini-recenzione të serialeve tepër intriguese. Ja ku e keni një Monday Marks koxha divers për këtë javë. Klikoni këtu për listën e plotë.

Çka me bo, me përjetu, me pa, me dëgju dhe me çka mu zbukuru këtë javë? Propozimet janë të llojllojshme, prej punëdoreve artistike të argjendit të Krenare Rakovicës, pastaj një potpuri recenzionesh të do serialeve të çuditshme ama të zbavitshme, festivalin që promovon hapësinat publike HAPU, festivali tradicional teatrosh në Ferizaj dhe ca ekspozita artesh e fotografive në Prishtinë. Ka edhe një festival multi-disiplinar në rajonin arkeologjik Ulpiana që sjell pak antikitet në miksin tonë urban.