Sot herët në mëngjes sot në zonën e qytetit të Beogradit, Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës serbe (BIA), në bashkëpunim me organet e tjera kompetente shtetërore, kanë zhvilluar një operacion kundërzbulimi për arrestimin e një spiuni kroat, raporton gazeta pro qeveritare serbe, “Novosti”.
“Ky aksion është rezultat i një pune operative disa mujore të BIA-s dhe vazhdimit të zbulimit të aktiviteteve spiunazhi dhe destruktivo-subversive të shërbimit kroat të inteligjencës dhe sigurisë SOA”, shkruan kjo gazetë.