Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën e pijeve në pikën kufitare në Jarinje

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën e pijeve në pikën kufitare në Jarinje

Mbrëmë, Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 1,420 litrove pije të ndryshme në pikën kufitare në Jarinje.

Në njoftimin e lëshuar, thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë kontrolluan një kamion me targa të huaja që po përpiqej të hynte në Kosovë.

Edhe pse shoferi kishte deklaruar se kamioni ishte i zbrazët dhe nuk transportonte mallra, kontrolli zbuloi një sasi të madhe të mallrave të padeklaruara në hapësirat e pajisjeve të kamionit.

Mallrat e zbuluara përfshinin:

Birra: rreth 750 litra
Pije energjike: rreth 200 litra
Pije të gazuara: rreth 120 litra
Lëngje të ndryshme: rreth 350 litra