Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksidenti në autostradën Suharekë-Prizren, Policia jep detaje

Aksidenti në autostradën Suharekë-Prizren, Policia jep detaje

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në autostradën Suharekë-Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi