Blog Post

Arbëria TV > Sport > Chelsea ka vetëm 5 ditë kohë për zbrazjen e autobusit!

Chelsea ka vetëm 5 ditë kohë për zbrazjen e autobusit!

Aktualisht FC Chelsea është skuadra me më së shumti lojtarë të regjistruar, me gjithsej 45 lojtarë ekipa e Tod Boehly mund të federoj 25 lojtarë në total në ekipen e parë, qe dmth Chelsea duhet të largoj gjithsejt 20 lojtarë nga ekipa e parë kur kanë mbetur jo më shumë se 8 ditë nga perfundimi i afatit kalimtarë.

TV Arbëria merr vesh se Atletico Madrid dhe Chelsea kanë mbyllur transferet e Felix dhe Gallagher te njera tjetra, si transfere të veçanta, nderkaq Lukaku është pranë largimit për në serie A te Napoli. Trajneri Maresca po ashtu ka informuar Sterling dhe Chilwell se mund të largohen, por mbeten edhe një numër i konsiderueshem transferesh që duhen trajtuar për një kohë të shkurtër.

Ndërkohë Man Utd shpreson të arrijë marrëveshje me PSG për transferin e Ugarte, dallimi në mes ofertes dhe kërkesës është rrteh 10 milion, me PSG që kërkon 60 dhe Man UTD që ofron rreth 50 milion.

Në Spanjë, Barcelona pas dështimit me Nico Willams dhe së fundmi Leao, tani ka ulur standardin duke kërkuar Chiesa i cili nuk hynë në planet e Juventus, kjo për shkak edhe të evaluimit rreth 10 mil. Kur dihet se Barcelona ka shumë problema me financat dhe si pasojë ende nuk ka rritur të federoj Dani Olmo. /TV Arbëria