Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Prizren – Suharekë, ku po dyshohet për të lënduar.
Në një video të publikuar nga Sinjali shihen dy veturat e aksidentuara rëndë.
Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalur ambulanca dhe Policia e Kosovës që po merren tutje me rastin.
TV Arbëria është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës, dhe do ju mbajë të informuar rreth rastit.