Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Njohësi i çështjeve të sigurisë: Në duart e qytetarëve të Kosovës ndodhen më shumë se 300 mijë armë ilegale!

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Në duart e qytetarëve të Kosovës ndodhen më shumë se 300 mijë armë ilegale!

Viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i vrasjeve në vendin tonë.Eshtë konstatuar se në një masë të madhe armët e përdorura në përleshje dhe vrasje kanë qenë armë ilegale.

Në lidhje me këtë çështje të ndjeshme ka folur njohësi i rrethanave të sigurisë Arben Dashevci.

Dashevci tha se sanskionet penale për këto raste duhet të ashpërsohen.

“Rastet e vrasjeve në Kosovë nuk janë tash që janë duke ndodhur, rastet e vrasjeve në aspektet të ndryshme si për prona apo për ndeshje të komunikacionit ndodhin tash e 24 vite dhe këto paraqesin një rrezik për qytetarët e Republikës së Kosovës. Tashmë në vitin 2024 kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, i kemi institucionet tona të sigurisë por edhe atyre të zbatimit të ligjit kjo është absolutikisht e papranueshme që do të thotë që politikat për hartimin e sanksioneve penale ose politika krininale në këtë rast duhet të jetë më e ashpër dhe gjithmonë për të arritur preventivën ose parandalimin”, tha ai.

“Sanksionet penale duhet të ndryshohen, duhet të ashpërsohen dhe me qëllimin e vetëm për arritjen e parandalimit që këto vrasje të cilat karakterizohen me vrasje, me lloje të ndryshme të frenohen, sepse vrasjet nuk mund të ndalen kurrë këtë kriminalistika e dinë shum mirë por mund të frenohen dhe të arrihet stabilitet sepse ne jemi një popullë i vogël me territorë të vogël dhe kjo është apsultikisht e papranueshme si në aspektin e sigurisë por edhe në aspektin kriminalistik” tha Dashevci për “Gazeta Blic”.