Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zyrtari i PSD-së për vizitën e drejtorit të CIA-s: Le të kuptohet se s’po trajtohemi si aleat nga perëndimi por si një ështje sigurie!

Zyrtari i PSD-së për vizitën e drejtorit të CIA-s: Le të kuptohet se s’po trajtohemi si aleat nga perëndimi por si një ështje sigurie!

Pas vizitës që zhvilloi në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi, drejtori i CIA-s, William Burns, erdhi edhe në Kosovë.

E njëjti zhvilloi takime me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Në lidhje me vizitën e Shefit të CIA-s në Kosovës ka folur për “Gazeta Blic” zyrtari i PSD-së, Bardh Ahmeti.

Ahmeti tha se vizita e tij në vendin tonë, Republikën Srpaska dhe Serbi sinjalizon fokusin e tij në rajonet me potencial për konflikte.

Ai tha se kjo le të kuptohet se Kosova nuk po trajtohet si aleat nga perëndimi por si çështje siogurie.

“Vizita e shefit të CIA-s, William Burns, në Ballkanin Perëndimor dhe takimet e tij me zyrtarë nga Kosova, Serbia dhe Republika Serbska në Bosnje, pa përfshirjen e shteteve të tjera si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, sinjalizon fokusin e tij në rajonet me potencial për konflikte. Kjo lë të kuptohet se Kosova nuk po trajtohet nga Perëndimi si aleat, por si një çështje e sigurisë” tha Ahmeti në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.