Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zayn Malik shokon fansat me “look-un” e ri

Zayn Malik shokon fansat me “look-un” e ri

Zayn Malik ka ndryshuar “look” dhe fansat kanë mbetur të shokuar.

Ish-ylli i One Direction, 31 vjeç ka patur flokë të zinj dhe ndonjëherë biond gjatë viteve dhe mjekrën e mbante në minimum, shkruan DailyMail.

Por këngëtari i popit i tronditi fansat kur ai publikoi në rrjetet sociale në fillim të fundjavës për të treguar mjekrën dhe flokët e tij të gjatë.

Këngëtari i “Pillowtalk” mori një mikrofon të kuq në video në mënyrë që të këndonte një version a capella të këngës së tij “Shoot At Will”.

Zayn nuk e përmendi pamjen e re në postimin e tij, por fansat menjëherë e vunë re ndryshimin e madh.

 

Një fans shkroi: “Më trego rutinën e kujdesit të flokëve sepse si dreqin të rriten flokët aq shpejt”.

Një tjetër tha: “Uau, mjekra” dhe një komentues tjetër thjesht bëri shaka duke shkruar: “Dua të jem mikrofoni yt”.