Shkruan: Afrim Kasolli
Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ndërmori sulmin ushtarak në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, të gjithë prisnin një kapitullim të shpejt të Kievit. Por jo vetëm që kjo që nuk ndodhi, mirëpo nga sulmi i befasishëm i trupave ushtarake të Ukrainës në Kursk të Rusisë, tashmë lufta i është kthyer brenda shtetit. Ndërkohë, krahas këtij inkursioni, Ukraina ka lansuar sulme më dronë mbi kryeqytetin rus si dhe ka shkatërruar disa nga rafineritë e naftës në qytetin Rostov.
Ndonëse është herët të vlerësohet suksesi i këtij operacioni, sidomos kur edhe trupat ruse në anën tjetër janë duke depërtuar me të madhe drejt qytetit Pokrovsk, në lindje të Ukrainës, i cili konsiderohet vital për nevojat strategjike ushtarake. Analistë të ndryshëm kanë vënë në pah se Ukraina me këtë aksion mëton t’i realizojë dy qëllime politike. E para që të ketë një pozicion më të favorshëm në një proces të mundshëm negocitor me Moskën. Po ashtu ajo mund të shfaqet konifedente edhe para partnerëve të saj, të cilët kohën e fundit janë gjithnjë e më të frustruar mbi vazhdimin e kësaj lufte.
Ndërkohë, presioni për armëpushim ishte shtuar veçanërisht pas disa lojërave taktike të Putinit, se ishte i gatshëm të negocioi një marrëveshje armëpushimi të mundshëm. Mirëpo, me këtë lëvizje dinake, ai vetëm tentonte ta shfrytëzonte lodhjen perëndimore me këtë luftë, dhe ta nxiste dhe më shumë dyshimin për mbështetjen e saj, deri sa në anën tjetër vazhdonte përgatitjet për një sulm të shkallës së gjerë mbi qytetin e Kaharkiv-it. Dhe po ashtu, vazhdonte me të madhe miltarizmin e ekonomisë.
Madje nuk është e rastësishme që para pak dite vendin e ministrit të mbrojtjes Sergei Shougu e zuri Andrei Belusov, një ekonomisti i cili beson se i tërë sektori ekonomik mund të planifikohet rreth qëllimeve të luftës. Sot për sot buxheti i mbrojtjes nw Rusi ka shkuar në 7 përqind të GDP dhe sipas eksperteve ai pritet ta arrijë shkallën nw 10 përqind, më i larti në botë sa i përket ndarjes proporcionale. Prandaj, ky operacion po ashtu do të mund të ketë edhe një efekt tjetër, sepse mund t’i detyrojë trupat ushtarake ruse të ripoziciohen brenda territorit të saj.
Dyshimet se ky inkursion mund ta dobësojë ndikimin e brendshëm politik të Putinit për shkak të poshtërimit që e ka pwrjetuar, janë ende të parakohshme. Pavarësisht faktit se siç pohojnë shumë autorë perëndimorë ai ka dëshmuar dobësinë e tërë sistemit tiranik të Putinit. Historiani, Walter Clemens, betejën e Kursk-it e ka krahasuar me një të tillë që kishte ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërorë, ku trupat gjermane kishin pësuar kolaps në vitin 1943 pikërisht në këtë qytet.
Mirëpo,tani situata është ndryshe. Sepse Ukraina nuk ka për qëllim ta ndërmarr një fushatë të tipit sikur operacioni Barbarosa, as ta pushtojë Rusinë. Ajo në këtë rast ka synimet tejet të kufizuara. Prandaj, ekziston mundësia që në këtë mënyrë që ky operacion mund edhe ta forcojë më shumë pozicionin e Carit rus, sepse në ai së bashku me korin e tij propagandistik do ta përdorin inkursionin në rajonin e Kursk-it, si legjitimim të akuzave të tyre se nëpërmjet Ukrainës, shtetet perëndimore dhe NATO, synojnë ta pushtojnë Rusinë. Sidoqoftë, nuk mund të mohet fakti se premtimet e Putinit për ta bërë Rusinë me stabile dhe me të sigurte në fakt e kane bërë edhe më të pasiguritë, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Në armiqësi me perëndimin dhe vasale gjithnjë e me tepër e Kinës, e ardhmja e këtij shteti po bëhet gjithnjë e me e zymtë.