Një gjykatë rumune ka urdhëruar që Andrew Tate të vendoset në arrest shtëpiak.
Sipas përfaqësuest të tij, ai ishte ndër gjashtë personat e ndaluar në një hetim mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin seksual.
Ish-kikboksieri profesionist dhe vëllai i tij, Tristan, ishin ndër gjashtë personat e ndaluar të mërkurën për 24 orë, pasi njësia anti-krim e organizuar e Rumanisë, Diicot, kreu katër kontrolle shtëpiake në qarkun Ilfov dhe në komunën e Bukureshtit, shkruan The Guardian.
Diicot kërkoi nga gjykata e Bukureshtit të arrestonte vëllezërit Tate për 30 ditë, por gjyqtari vendosi që Andrew Tate të vendoset në arrest shtëpiak dhe Tristan në kontroll gjyqësor për këtë periudhë, tha të enjten përfaqësuesja e tyre, Mateea Petrescu.
“Vëllezërit Tate përshëndesin vendimin dhe mohojnë fuqishëm të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre, duke theksuar se akuzat janë të pabaza dhe të pambështetura nga prova të rëndësishme”, shkroi Petrescu në një deklaratë.