Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Paralajmërimet për greva në arsim, reagon Kasolli: Në çdo fillim viti shkollor, prindërit në Kosovë janë të terrorizuar psikologjikisht

Paralajmërimet për greva në arsim, reagon Kasolli: Në çdo fillim viti shkollor, prindërit në Kosovë janë të terrorizuar psikologjikisht

Pas paralajmërimeve për greva nga SBASHK-u, ka reaguar analisti politk, Afrim Kasolli, ai thotë se prindërit janë psikologjikisht të terrorizuar, në çdo fillim viti të ri shkollor për fëmijët e tyre, shkruan TV Arbëria.

Paralajmërimi i vazhdueshëm për çdo vit për greva në arsim, sipas Kasollit është një ankth për të gjithë prindërit që kanë fëmijë në shkolla publike.

“Nuk po merrem se kush është fajtor, as me armiqësinë e pushtetit me sindikaten, sepse kam shkruar edhe here tjera per keto konflikte, por nje gje e di, qe priniderit ne Kosove, qe kane fëmijë ne sistemin publik te arsimit, jane sot njerëzit me te terrorizuar ne aspekin psikologjik ne Evrope, perjashto ata ne Ukraine.

Ata cdo fillim viti shkollor pushtohen nga ankthi se a do te filloje apo jo viti i ri shkollor? Bombardohen me lajme se nuk përjashtohet greva ne arsim ne fillim, mes apo fund te shtatorit e fillim te tetorit”, ka shkruar Kasolli.

Sipas Kasollit kjo është edhe njëra ndër arsyet e largimit të qytetarëve nga vendi, duke kërkuar kushte më të mira drejt perendimit.

“Vetem ky fakt, pas pasur nevoje per tjera e pasqyron mjaftueshem , shkakun e emigirimit masive drejt perendimit te qytetarëve te ketij vendi”, ka shkruar Kasolli në një postim në facebook. /TV Arbëria

Postimi i plotë:

Powered by WordPress