Vizita e Shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA-së), William Burns, në Kosovë, bëri një bujë të madhe në skenën politike, shkruan TV Arbëria.
Lidhur me këtë vizitë për TV Arbëria, ka folur plitologu, Dritëro Arifi, i cili thotë se vizita e shefit të CIA-së në Kosovë lidhet me tri elemente.
“Një vizitë e llojit të tillë e drejtorit të CIA-së në vendet e Ballkanit Përendimor, apo më saktësisht në tri vendet kryesore siç janë, Bosnja Hercegovina, Serbia dhe Republika e Kosovës, ka të bëjë me tri elemente, e para: paraqitja e dominancës dhe lidershipit amerikanë në Ballkanin perendimor, e dyta ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit në pikat ku mund të thellohet më shumë, dhe e treta ka të bëjë me kërkesa specifike që duhet të zbatohen në një afatë të caktuar”, ka thënë Arifi për TV Arbëria.
Politologu tutje thotë se, kjo vizitë lidhet me kërkesat që mund t’i ketë SHBA-ja ndaj Kosovës.
“Pra sa i përket rastit tonë konkretisht, mendoj që ardhja dhe vizita e të gjitha institucioneve kryesore, relevante të vendit tonë ka të bëjë edhe me një kerkesë specifike që mund ta kenë SHBA-të për Kosovën, që duhet ta zbatojë në një afatë të caktuar kohor, sepse drejtori i CIA-së nuk vjen vetëm sa për t’I informuar dhe për t’i pyetur si I kanë kaluar pushimet, zakonisht historia na ka dëshmuar që aty ku publikisht paraqitet drejtori i CIA-së ka probleme fundamentale me departamentin, respektivisht SHBA-ve dhe vendit përkatës, pra siç është rasti i Turqis, Pakistanit, Afganistanit e kështu me radhë, pra në këtë kontekst duhet kuptuar që edhe si një kërkesë specifike që mund ta ketë SHBA-ja për Qeverinë e Kosovës”, tha Arifi për TV Arbëria.