Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nga takimet e shefit të CIA-së në Kosovë, deri tek “bombardimi” me statuse në facebook nga opozita e analistë, krejt çka ndodhi

Nga takimet e shefit të CIA-së në Kosovë, deri tek “bombardimi” me statuse në facebook nga opozita e analistë, krejt çka ndodhi

Vizita e papritur e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA-së), William Burns, këto dy ditët e fundit është kthyer në kryetemë në skenën politike, shkruan TV Arbëria.

Shefi i CIA-së udhëtoi drejt Kosovës më 22 gusht, ku fillimisht zhvilloi një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe shefin e AKI-së.

Kjo vizitë ndodhi në kohën kur Kurti ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pikërisht për këtë fakt iu drejtuan një sërë kritikash Qeverisë Kurti, pasi cilësohej se ky veprim nuk ishte një rastësi, pasi Kurti nuk ndodhej në Kosovë.

Analistë të shumtë dhe opozita e panë krejt këtë si një vulë, për prishjen e raporteve Kosovë-SHBA.

Vetëm gazetari, Valon Syla para se të raportohej për një takim mes Kurtit dhe shefit të CIA-së, ka shkruar tri reagime në rrjetin e tij në facebook, ku e kritikonte ashpër kryeministrin Kurti, madje ironizonte me këtë temë. Për më shumë shikoni postimet e tij më poshtë:

Një tjetër reagim mjaft interesant ishte edhe ai i ish-këshilltart të presidentit Thaçi, Artan Behrami, ku sipas tij Kurti edhe po të ndodhej në Kosovë nuk do të arrinte të takohej me shefin e CIA-së.

Për këtë temë nuk mungoi as reagimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, sipas tij pamundësia e Kurtit për të takuar shefin e CIA-s është pasojë e bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane ndaj Qeverisë së Kosovë.

“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar shumë kohë më parë, edhe po është praktike një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, shefi i CIA-s takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në një emision në RTV Dukagjini.

Reagimet e përmendura më lartë janë vetëm disa nga reagimet e shumta rreth kësaj teme, shkruan TV Arbëria.

Por nuk vonoi shumë e krejt kjo u hodh poshtë, pasi Kurti udhëtoi për në Kosovë vetëm për tu takuar me shefin e CIA-së, ani pse Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, në SHBA ku po merrte pjesë Kurti nuk kishte përfunduar ende.

Pas këtij takimi në mes kryeministrit Kurti dhe shefit te CIA-së, William Burns, Qeveria e Kosovës doli me njoftim, ku takimi u quajt historik dhe njoftoi se u diskutua për avancimin e bashkëpunimit mes AKI-së dhe CIA-n.

“Kryeministri Kurti e falënderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Për vizitën e William Burns, shkruajti edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila e lartëson raportin mes Kosovës dhe SHBA-ve.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin Ëilliam Burns”, ka shkruar Presidentja Osmani. /TV Arbëria

Powered by WordPress