“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses”, ka deklaruar Osmani për takimin me shefin e CIA-s, William Burns
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar një ditë pasi e ka pritur në takim udhëheqësin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, CIA, William Burns.
E para e vendit ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është garancë për siguri, paqe e sukses, teksa ka shpërndarë disa fotografi nga takimi.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani në Facebook.