Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri vazhdon të thotë se kryeministri Kurti nuk pritet më në institucione të Qeverisë së ShBA-ve, pasi sipas tij, administrata Biden ka vendosur kufizime.
“Njëjtë si në Berlin, nuk e presin në institucione të Qeverisë, por nëpër zyra të partisë. Siç ishte takimi me SPD-në, nëpër zyrat e grupit parlamentar.
Tash administrata Biden ka vendosur kufizime dhe nuk e presin në Uashington DC por në Chicago, aty ku mbahet Konventa e demokratëve. Nuk është pa nder ftesa në Konventë, mdaje është shansi i fundit për ata që nuk e dinë çka është partneriteti”, tha Haziri.
Haziri në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, po konfirmohet se Qeveria amerikane ka partneritet vetëm me shtetin tonë dhe jo me Qeverinë e Albin Kurtit.
“Konfirmimi që Qeveria amerikane ka partneritet me popullin e Kosovës dhe jo me Qeveri, është duke u përsëritur disa herë nga DC, por përherë të parë nga Ambasadori Hovenier, edhe atë nga salla e Presidencës”, shton tutje ai.