Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku: Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund

Abdixhiku: Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugës në Velani.

Abdixhiku në Facebook ka lavdëruar punën e drejtorit komunal, Krenar Xhaferi.

“Secili që ka marrë rrugën nga udhëkryqi i Taslixhes për në Velani e të dal sipër në Breg të Diellit apo Mat, është dashur të kalojë nëpër njërën nga katër rrugicat e lagjes – mu pranë shtëpive. Kolona të gjata, pasiguri për banorë e vonesa për secilin tjetër që s’kishte alternativë tjetër. Krenari kishte një ide. Të krijoj një rrugë të re – ngjitur me ‘SOS Fshatin’ – për tu lidhur drejtë me Mat, Breg të Diellit e përfundimisht Rrugën B, e kështu për ta shmangur nevojën e kalimit nëpër rrugicat e shtëpive”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më tutje, kreu i LDK-së shkruan se më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund edhe në Kosovë.

“Historia rrugore e Kosovës do të kompletohet brenda një mandati të vetëm. Tjetër tempo, tjetër mendësi, tjetër angazhim”, ka përfunduar ai.