Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qytetari ia djeg Policisë në Gjakovë dy vetura, përfundon në burg

Qytetari ia djeg Policisë në Gjakovë dy vetura, përfundon në burg

Dy vetura të Policisë së Kosovës në Gjakovë janë djegur pasi një person ka hedhur lëndë djegëse në to.

Veturat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar.

|Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hudhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elezaj për lajmi.net.