Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takohet me Rohden: Plani për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve e partnerëve

Osmani takohet me Rohden: Plani për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve e partnerëve

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Osmani dhe Rohde kanë diskutuar për planin e Qeverisë Kurti për Urën e Ibrit. Sipas Presidencës, Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve dhe partnerëve të sigurisë.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, thuhet në njoftim.

Ata kanë folur edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin e Berlinit.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit, me ç’rast, Presidentja Osmani përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dalura nga ky process”, thuhet në njoftim.