Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tollovi në aeroplanin drejt Gjermanisë, udhëtarët të nervozuar nga pritja e gjatë

Tollovi në aeroplanin drejt Gjermanisë, udhëtarët të nervozuar nga pritja e gjatë

Shumë udhëtarë kanë mbetur mbrëmë në aeroportin e Prishtinës, pasi nuk pranonin të udhëtonin drejt Kolnit të Gjermanisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi, fluturimi ishte paraparë të ishte drejt Shtutgartit.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë se udhëtarët nuk pranonin të bënin chek-in në aeroportin “Adem Jashari”.

Nuk dihet pse ka ndërruar destinacioni i fluturimit, por udhëtarët janë ankuar për kompaninë Air Tiketa.

Por, duket se pas disa orësh, ata janë nisur drejt Gjermanisë, të nervozuar dhe plot mllef nga pritja e gjatë, siç tregon edhe video e siguruar nga Gazeta Sinjali.