Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mbrëmje, ka ndodhur një vrasje në rrugën “Ismet Krasniqi”, në Prishtinë, shkruan TV Arbëria.
Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, sipas policisë pas rastit është dorëzuar një femër me inicialet N.M.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar nga policia dhe prokuroria. /TV Arbëria