Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Dua Lipa në daljen e fundit me të dashurin, u shfaq me bizhuteri në vlerë 69 mijë euro

Dua Lipa në daljen e fundit me të dashurin, u shfaq me bizhuteri në vlerë 69 mijë euro

E kupton që veshja jote është në nivel tjetër kur një fustan i “Bottega Veneta” që është shitur plotësisht dhe një palë këpucë me vlerë 1,500 dollarë konsiderohen pjesët më të zakonshme të kombinimit. Dhe pikërisht kështu ishte rasti me dukjen e fundit të Dua Lipës.

Dua Lipa në një dalje të fundit me të dashurin e saj, Callum Turner, kishte vendosur bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra dollarë në mbrëmjen e 16 gushtit në Londër, shkruan revista Maire Caire.

Ajo kishte veshur një fustan asimetrik nga “Bottega Veneta” në ngjyrë të kuqërremtë të thellë, të kombinuar me një çantë angular dhe këpucë të zeza me rripa, gjithashtu nga kjo markë luksi.

Edhe pse këto pjesë tërheqin shumë vëmendje, bizhuteritë e Lipës e morën gjithë vëmendjen. Kombinimi i saj i bizhuterive kapte një vlerë prej 76,800 dollarësh (69,000 euro)—pra, si çmimi i një veture të re, një rroge vjetore, ose disa semestra të universitetit.

Ylli i popit ishte e veshur me bizhuteri të shtrenjta, duke mbajtur një unazë të mbushur me diamante nga ‘Tiffany & Co’. ‘Double Row Ring’ (10,000 dollarë), një orë të artë ‘Panthère de Cartier’ (21,000 dollarë/18,900 euro), dhe një unazë të vogël (5,800 dollarë/5,200 euro) nga koleksioni ‘Tiffany HardWear’ – versioni në formë unaze i varëses së preferuar të Lipës, që kushton 166,000 dollarë (149,000 euro).

Edhe pse këto pjesë individualisht kanë çmime të frikshme, shtesa e fundit e Lipës i bëri këto bizhuteri ekstravagante të duken si sende të zakonshme. Ajo përfundoi kombinimin me një byzylyk të artë ‘Tiffany Lock’ me vlerë 40,000 dollarë (35,900 euro), i mbuluar me diamante të prera në formë të rrumbullakët.

Lipa nuk është e vetmja që adhuron byzylykët me çmim të lartë. Yje si Katy Perry dhe Hailey Bieber kanë mbajtur të njëjtin stil. Florence Pugh madje ka qenë protagoniste në fushatën e ‘Tiffany’ për byzylykët Lock.

Powered by WordPress