Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në lindje, afër Toretskut, është e ‘vështirë’, mes përparimeve ruse në rajon.
Ka pasur 14 ballafaqime luftarake në zonën e Toretskut dhe 34 në sektorin e Pokrovsk që nga fillimi i ditës, tha shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.
Rusia ka dërguar më shumë trupa sot në Pokrovsk, sipas ushtrisë ukrainase, për të mbështetur ofensivën atje – me sa duket në një përpjekje për të përfituar nga momenti, shkruan skynews.
Rusia kishte marrë nën kontroll Niu-York, i cili është më pak se gjashtë 10 kilometra nga Toretsk.
Pavarësisht sukseseve në pushtimin e Kurskut, Kievi ka luftuar në lindje të tij, duke humbur terren ndaj forcave ruse.
Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.