Gjatë ditës së djeshme në dy intervista shpalosen dy qëndrime të ndryshme të Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani sa i përket zhbllokimit ndërkombëtarë të shtetësisë së Kososvës, ku tashmë është qartë se është peng i zbatimit të Marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të zbatimit të në Ohër. Presidentja deklaroi se dhe nëse Serbia nuk është e gatshme t’i zbatojë obligimet e saj, Kosova duhet të diskutojë me aleatët ndërkomëbtarë që nëse ajo i zbaton detyrimet e saj të ketë garancione të sigurisë nga partnerët dhe anëtarsim në organizatat ndërkombëtare. Pra një lloj modeli që është ndjekur në të kaluarën me planin e Ahtisarit. Kurse në dallim nga kjo qaseje, Kryeministri Kurti deklaroi se “nuk mund të kemi plan B nëse nuk respektohet plani A. Në këtë mënyrë Kosova e respketon Marrëveshjen, por ajo nuk mund të zbatohet deri sa edhe pala tjetër në këtë rast Serbia nuk bënë një gjë të tillë?
Në lidhje me këtë çështje për TV Arbëria ka folur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i cili ka deklaruar se në këtë situatë, është e qartë se Kosova gjendet përballë një sfide të madhe për sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Tutje, ai ka theksuar se pozicionet e ndryshme të shprehura nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti reflektojnë dilemat që ka vendi ynë përballë një Serbije që deri më tani nuk ka treguar vullnet për të përmbushur detyrimet e tij.
“Ky është një debat shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe strategjinë që duhet të ndjekë në përpjekjet e saj për të konsoliduar sovranitetin dhe integrimin ndërkombëtar.
Në këtë situatë, është e qartë se Kosova gjendet përballë një sfide të madhe për sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Pozicionet e ndryshme të shprehura nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti reflektojnë dilemat që ka vendi ynë përballë një Serbije që deri më tani nuk ka treguar vullnet për të përmbushur detyrimet e tij”, është shprehur ai.
Lekaj thotë se si parti opozitare, mendojnë se Kosova duhet të mbajë një qasje të balancuar dhe të mos mbetet e ngujuar vetëm në një plan që varet tërësisht nga vullneti i Serbisë, ku sipas tij kjo do të thotë se, ndërsa respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare dhe angazhimet tona.
“Si parti opozitare, ne mendojmë se Kosova duhet të mbajë një qasje të balancuar dhe të mos mbetet e ngujuar vetëm në një plan që varet tërësisht nga vullneti i Serbisë. Kjo do të thotë se, ndërsa respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare dhe angazhimet tona, duhet gjithashtu të diskutojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë për mundësinë e garantimeve të sigurisë dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, pavarësisht pengesave nga Serbia”, ka deklaruar ai.
Më tej, Lekaj potencon se sipas planit të Ahtisaarit kanë treguar se kur Kosova ka demonstruar vullnet për të përmbushur obligimet e saj, ka gjetur mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë, edhe kur ka pasur rezistencë nga Serbia.
“Përvojat e kaluara, si plani i Ahtissarit, kanë treguar se kur Kosova ka demonstruar vullnet për të përmbushur obligimet e saj, ka gjetur mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë, edhe kur ka pasur rezistencë nga Serbia. Pra, duhet të jemi proaktivë dhe të kërkojmë alternativa që na lejojnë të avancojmë pozicionin tonë ndërkombëtar, duke mos hequr dorë nga përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese, por edhe duke mos lejuar që këto përpjekje të bllokohen nga veprimet ose mosveprimet e palës tjetër.”
Lekaj deklaron se kjo qasje do të mundësojë që Kosova të ruajë dinjitetin e saj si shtet.
“Kjo qasje do të mundësojë që Kosova të ruajë dinjitetin e saj si shtet dhe të sigurojë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces të vështirë”, përfundoi Lekaj për TV Arbëria.