Bjellorusia pretendoi të hënën se kishte dërguar më shumë trupa, avionë dhe armatime në kufirin e saj me Ukrainën.
Përditësimi vjen një ditë pasi presidenti Alexander Lukashenko tha se ai vendosi pothuajse një të tretën e forcave të armatosura të vendit të tij në rajon – një deklaratë që Ukraina tha se ishte e rreme, shkruan The Guardian.
“Grupi është rritur ndjeshëm dhe për momentin ata janë në detyrë në kufijtë jugorë të vendit tonë”, i tha transmetuesit shtetëror CTV, komandanti i forcave ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Bjellorusisë, gjeneralmajor Andrei Lukyanovich.
Aviacioni, forcat raketore anti-ajrore dhe trupat radio-teknike u vendosën në kufi, tha Lukyanovich.
“Fakti që dronët janë murtaja e shekullit të 21-të është e qartë”, shtoi Lukyanovich.
Ukraina tha se nuk kishte parë një rritje të trupave bjelloruse në kufi dhe i quajti deklaratat e Lukashenkos “retorikë” që synojnë të kënaqin Putinin, i cili e përdori Bjellorusinë si pikënisje për të filluar pushtimin e tij në Ukrainë në shkurt 2022.