Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Xhemajl Rexha: Adi Krasta të shkarkohet, s’mori masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin në RTK

Xhemajl Rexha: Adi Krasta të shkarkohet, s’mori masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin në RTK

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemaj Rexha, ka kërkuar shkarkimin e Adi Krastës, për lajmin ku sulmoheshin Nacionale dhe Periskopi.

“Nuk ka marrë epilog, njerëzit përgjegjës që tashmë dihen dhe diheshin që nga dita e parë vazhdojnë të jenë në krye të RTK, duke përfshirë së pari Ardi Krastën dhe pastaj edhe Rilind Gërvallën, ushtruesin dhe të tjerët”.

“Ata do duhej ta çonin deri në fund për t’i dhënë epilog kësaj, mbase edhe duke shkarkuar zotin Adi Krasta që nuk merrte masa ndaj atyre që e kanë shkaktuar skandalin pas gjithë fakteve të ofruar dhe pas atij raporti të detajuar të Komisionit i cili i vërtetoi ato që ishin ditur”, tha ai në Dukagjin.