Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti nga Çikago: Bisedimet rreth Urës së Ibrit kanë përfunduar në vitet 2014-2017, kjo temë nuk do duhej të negociohej

Kurti nga Çikago: Bisedimet rreth Urës së Ibrit kanë përfunduar në vitet 2014-2017, kjo temë nuk do duhej të negociohej

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, shkruan TV Arbëria.

Kryeministri Kurti nga atje ka thënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku foli rreth aktulitetit politik në vend dhe vizitës së tij në Çikago.

Kurti gjatë kësaj interviste u pyet rreth hapjes së urës së Ibrit dhe insistimit të ndërkombëtarëve që hapja e saj duhet të bëhet përmes dialogut, Kurti u deklarua se bisedimet rreth kësaj teme kanë përfunduar në vitet 2014-2017.

“Diskutimet në Bruksel janë zhvilluar në vitet 2014-2017 dhe ato diskutime kane perfundurar jo vetëm me marrëvshje për hapjen e Urës së Ibrit por njëkohësisht edhe me marrëveshje me plan të zbatimit, se si do duhej të hapet ajo urë,, afati i fundit ka qenë 20 janari i vitti 2017. Nese është bërë një marrëveshje dhe bëhet një diskutim mbi marrëveshjen kjo është një mënyrë indirekte e shkeljes së marrëveshjes, ne nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në shkelje të marrëveshjes, dhe liria e lëvizjes mbi lumin ibër në urën kryesore në Mitrovicë nuk do të duhet të negociohej”, ka thënë kryeministri Kurti për Zërin e Amerikës. /TV Arbëria

Intervista e plotë:

Powered by WordPress