Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes trajneri i njohur i atletikës Kadri Kaqanolli

Vdes trajneri i njohur i atletikës Kadri Kaqanolli

Ka vdekur në moshën 68-vjeçare trajneri i njohur i atletikës Kadri Kaqanolli.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Atletikës e Kosovës.

Kaqanolli, pas një karriere të suksesshme si atlet i Prishtinës, kishte punuar për shumë vjet si trajner i klubit të atletikës Prishtina.

Sukseset e shumë brezave të atletëve dhe trajnerëve kanë qenë produkt i punës së Kaqanollit.

“I ndjeri Kaqanolli ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të atletikës. Detyrat e tij si trajner i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në ditët e fundit të jetës së tij. Pas karrierës së suksesshme si atlet i Prishtinës, i ndjeri Kaqanolli u angazhua si trajner në klubin e Prishtinës. Ka qenë pjesë e iniciativës për pavarësimin e sportit të atletikës në Kosovë dhe është shquar me angazhim të pandalshëm. Sukseset e shumë brezave të atletëve dhe trajnerëve kanë qenë produkt i punë së tij të palodhshme me pasion dhe dashuri. Ka qenë pjesë e organizimit të shumë ngjarjeve të rëndësishme të atletikës gjatë shumë viteve dhe kontributi i tij ka qenë në shumë sfera të nevojshme për zhvillimin e sportit të atletikës. Ju shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, anëtarëve të bordit, trajnerëve, atletëve dhe të gjithë komunitetit të sportit për ndarjen nga jeta e trajnerit Kadri Kaqanolli. Do ta nderojmë punën e tij gjithmonë dhe do ta kujtojmë si një punëtor të madh dhe entuziast që tërë jetën ia kushtoi sportit të atletikës”, është thënë nga Federata e Atletikës e Kosovës.