Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dimal Basha reagon pas artikullit nga Hibrid.info rreth një postimi të tij, ua jep një “rekomandim që është në interes të publikut”

Dimal Basha reagon pas artikullit nga Hibrid.info rreth një postimi të tij, ua jep një “rekomandim që është në interes të publikut”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është shprehur “i lumtur” që, siç tha, “as nuk ka shpifje, e as nuk ka demantim nga organizata, por vetëm sqarim” për të nga Hibdrid.info, pasi platforma për kontroll të fakteve tha se se pjesa ku Basha tha se mediat po e ndihmojnë Rusinë dhe Serbinë në keqinformim nuk është pjesë e raportit të tyre.

“Përndryshe ë ë , dhe ë ë ë ë ë ë ë ë. Për më tepër, sa shpifin disa portale, i inkurajoj ta lexojnë raportin sepse është një punë shumë e mire hulumtuese, dhe aty ka dëshmi se si mediume të ndryshme shpifin, dezinformojnë, publikojnë lajme të rreme dhe mashtruese, por edhe artikuj me përmabtje të paverifikuar. Jam i bindur që ky raport flet shumë për batona e buzhalë, por asnjëherë për mua, dhe sikur ta lexonin do të turpërohen sepse jam i bindur se këto portale prijnë në keqinformim, që po ia qesin fytyrën e zezë edhe gazetarëve dhe mediumeve të ndershme”, shkroi Basha në Facebook.

Në një postim të gjatë, deputeti nga Ferizaj ia dha Hibdrid.info një “rekomandim që është në interes të publikut”.

“Çka nuk e kishte raporti, e si rekomandim besoj është në interes të publikut, është të na njoftoj organizata se nga 818 artikuj të marrë, cilat janë mediumet që janë marrë këto artikuj keqinformues, për me kuptu se kush po keqinformon më shumë e kush më pa”, shkroi ai.